Së fundmi Netflix ka njoftuar se “Tiger King 2” do të transmetohet shumë shpejt në këtë platformë.  Sezoni i parë i serialit, “Tiger King: Murder, Mayhem and Madness”, u transmetua në shtatë episode ndërsa sezoni i dytë u filmua në vitin 2020 dhe një pjesë në vitin 2021. Megjithatë ende nuk dihet se cilët personazhe nga sezoni i parë do të shfaqen në vazhdimin e serialit.

Producentët e “Tiger King”, Eric Goode dhe Rebecca Chaiklin treguan historinë e Joe Exotic, ose Joseph Maldonado-Passage, i cili mbante tigra, luanë dhe mace të tjera të mëdha në Oklahoma. Dokumentarët eksploruan një komplot për vrasje të paguar kundër Carole Baskin, një grua që drejtonte një strukturë të quajtur “Big Cat Rescue” dhe kishte protestuar për të mbyllur objektet si ajo e Maldonado-Passage. Baskin ishte në gjendje të financonte betejën e saj përmes pasurisë që trashëgoi nga burri i saj i ndjerë, i cili u zhduk në rrethana misterioze.

Në janar të vitit 2020, Joe Exotic u dënua me 22 vite burg pasi u dënua për përpjekjen për të punësuar dy burra të ndryshëm për të vrarë Baskin. Në muajin korrik, një gjykatë federale e apelit vendosi që ai duhet të marrë një dënim më të shkurtër me burg. Ndërkohë për të gjithë ata që nuk e kanë parë “Tiger King: Murder, Mayhem and Madness”, më poshtë mund të ndiqni trailerin.

Leave a Reply